Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 2 persona kanë vdekur nga covid-19, janë shëruar 22 persona, ndërsa janë regjistruar edhe 62 raste të reja, shkruan TV Malisheva.
Këto të dhëna janë të konfirmuara nga e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, si dhe komunikimi me rastet në terren.
Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 1809 raste, prej tyre 1161 janë shëruar, 54 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 594 persona.
Njoftimi i plotë nga Komuna e Malishevës:
Shtabi Emergjent Komunal në Malishevës, sot nën drejtimin e nënkryetarit të Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, e ka mbajtur takimin e radhës, ku është vlerësuar situata me covid-19, e cila u vlerësua si mjaftë e rënduar. Në këtë takim ku morën pjesë edhe përgjegjësit e Policisë dhe të QKMF-së, si dhe drejtorët e drejtorive përgjegjëse komunale, u tha se masat anticovid duhet të respektohen nga të gjithë, dhe se në ditët në vijim, të gjitha organet përgjegjëse do të jenë edhe më aktive për zbatimin e masave.
Përndryshe, procesi i vaksinimit është duke shkuar mirë, edhe pse kërkesat janë të mëdha për t’u vaksinuar, e po ashtu edhe kërkesat për testime janë shumë të mëdha, për çka edhe laboratori i QKMF-së, ka kërkuar nga qytetarët, që paraprakisht të bëjnë termin për testim, pasi kërkesat aktuale janë të papërballueshme.
Përndryshe, në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 2 persona kanë vdekur nga covid-19, janë shëruar 22 persona, ndërsa janë regjistruar edhe 62 raste të reja. Këto të dhëna janë të konfirmuara nga e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, si dhe komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:
Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 1809 raste, prej tyre 1161 janë shëruar, 54 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 594 persona.