Në Kosovë është duke u mbajtur sot afati i dytë i Maturës Shtetërore, ku 7 mijë nxënësë iu nënshtruan testit në të gjithë vendin, shkruan TV Malisheva.

Në Komunën e Malishevës afati i dytë i  testit të Maturës Shtetërore është mbajtur në tri qendra, ku u testuan gjithsej 198 maturantë.

Drejtori i arsimit i Komunës së Malishevës, Blerim Thaqi tha se janë duke i respektuar të gjitha masat anticovid të rekomanduar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Thaqi poashtu tha se në mbarëvajtjen e këtij testimi janë angazhuar inspektorë, policë e mbikëqyrës që janë caktuar nga MSh-ja dhe se në këto tri qendra nuk ka pasur ndonjë problem.

Rezultatet e afatit të dytë të Provimit të Maturës Shtetërore pritet të shpallen më 8 shtator./TV Malisheva

Share.