Një 20 vjeçare nga Gjakova ka vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19. Një familjare e saj, e cila ka shkruar në rrjetin social facebook, ka thënë se gjatë kësaj jave ajo ka humbur edhe babin.
“Allahu e frymëzoftë për sabër mamin e Rumejses për ndarjen nga burri dhe vajza brenda kësaj jave”, ka shkruar kushërira e R.H. Për këtë të fundit është raportuar se ka qenë duke u trajtuar në mjekimin intensiv, ndërkohë që sot ka vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme janë shënuar 16 vdekje, derisa mbi 2 mijë persona janë infektuar me COVID-19. /TV Malisheva