Gjatë 24 orëve të fundit në Malishevë është regjistruar një rast i vdekjes nga COVID-19 dhe 51 raste të reja, shkruan TV Malisheva.

Po ashtu janë shëruar 82 persona nga ky virus.

Rasti i sotëm i vdekjes në Malishevë e qon në 56 numrin e viktimave në këtë komunë. /TV Malisheva

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, 82 persona janë shëruar nga covid-19, 1 person ka vdekur dhe janë regjistruar 51 raste të reja me covid. Të dhënat janë të konfirmuara nga ana e ISKHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 2202 raste, prej tyre 1335 janë shëruar, 56 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 811 persona.

Share.