Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Malishevës, Selajdin Bytyçi, ka thënë se qeverisja e Nismës në Malishevë ka punuar në infrastrukturë, mirëpo sipas tij gjithmonë ka zgjedhur kompaninë e gabuar në tendera, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se komuna nuk ka zgjedhur kompaninë e duhur për lëminë përkatëse të punës.

“Është e vërtetë që ka punuar me investime, me infrastrukturë, mirëpo asnjëherë nuk ka zgjedhur kompaninë e duhur për atë lëmi të punës”, ka thënë Bytyçi.

Ai thënë po ashtu se e metë e kësaj qeverisje po ashtu ka qenë se nuk është respektuar as orari i punës.

“E meta më e madhe e pushtetit të Nismës është se nuk mund të shohësh aty ndonjë respekt që e ka për obligim ta respektojë orarin e punës”, ka thënë ai.

Bytyçi garës për kryetar të Malishevës i është futur si kandidat i pavarur dhe kjo është hera e dytë që ai garon për këtë pozitë. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

 

Share.