Kandidati për asamble të Kuvendit Komunal të Malishevës, Avdi Morina, ka thënë se Komuna e Malishevës gjatë pandemisë kishte mbetur pa përkujdesje institucionale dhe se nuk kishte pasur interes se çfarë po ndodhë brenda Komunës, shkruan TV Malisheva.
Ai ka thënë se Komuna e Malishevës ishte mbyllur tërësisht, pa ndihma nga institucionet qendrore, ku sipas tij në QKMF në Malishevë nuk kishte madje as pajisje bazike mbrojtëse kundër këtij virusi.
“Kur pandemia u shfaq, Komuna jonë u mbyll në mënyrë hermetike, pa ndihma nga ana e qeverisë qendrore, ku punëtorët tanë shëndetësorë në Qendrën e Mjekësisë Familjare nuk kanë pasur as dorëza, Malisheva pra kishte mbetur pa përkujdesje insitucionale”, ka thënë Morina.
Ai ka thënë se halli ka qenë vetëm që virusi të mos depërtojë jashtë Malisheve, por jo edhe se çfarë po ndodhë me qytetarët e Malishevës.
“Halli ka qenë që vetëm virusi të mos dalë nga Malisheva, fare pak ka pasur interesim se çka po ndodhë me qytetarët brenda Komunës”, ka thënë ai.
Ai po ashtu ka përmendur edhe një rast kritik ku një pacient në gjendje të rëndë nuk lejohej të dërgohej në QKUK për mjekim si pasojë e asaj se Malisheva ishte më izolim atëkohë.
“Një rast ku një qytetar kishte thyer këmbën në një aksident, ku duhej të mjekohej në QKUK dhe policia nuk e lejon të kalojë tutje, domethënë nuk ka pasur përkujdesje, por panikë dhe asnjë vizitë nga ana e ministrit, kjo ka ndodhur tek pas një muaji”, ka thënë ai.
Avdi Morina garon për mandatin e tretë të pozitës si asamblist i Kuvendit të Komunës së Malishevës. /TV Malisheva
Emisioni i plotë: