Në 24 orët e fundit në Malishevë janë shënuar edhe dy viktima tjera si pasojë e COVID-19 në Malishevë dhe 40 raste të reja, shkruan TV Malisheva.

Në ndërkohë që janë shëruar 44 persona nga ky virus.

Dy viktimat e fundit nga COVID-19 e kanë quar numrin e të vdekurve nga ky virus në 58. /TV Malisheva

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, janë shëruar 44 persona të cilët kanë qenë me covid-19, 2 persona kanë vdekur dhe janë regjistruar 40 raste të reja.

Të dhënat janë të konfirmuara nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga regjistrimit i rastit të parë me covid-19, më 14 mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 2243 raste, prej tyre 1379 janë shëruar, 58 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 806 persona.

Share.