Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka bërë të ditur se komuna që ai drejton gjatë pandemisë, ka ndihmuar 3339 qytetarë të infektuar me COVID-19, me një shumë totale prej 166.950 eurosh.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se që nga fillimi i epidemisë kanë krijuar një plan veprimi, në mënyrë që t’iu dalin në ndihmë qytetarëve.

“Në këtë vazhdë, Komuna e Mitrovicës ka mbështetur financiarisht secilin qytetar që ka aplikuar për mbështetje, pas infektimit me COVID-19. Kjo mbështetje po vazhdon edhe sot e kësaj dite. Ju lus shumë që të respektoni masat antiCOVID, të vaksinoheni dhe të keni kujdes”, porosit Bahtiri./TV Malisheva

Share.