Kantautorja Bebe Rexha ka befasuar sërish me ‘look’-un e radhës nga shfaqja e modës së “Dolce&Gabbana”.
Të hënën, bukuroshja me prejardhje nga Dibra u shfaq atraktive në fustanin me printe gjarpri.
Këngëtarja e “Meant To Be”, 32 vjeçe, mbajti flokët natyrale të lëshuara mbi supet e saj.
Dukjen e kompletoi me një grim më të rëndë me nuanca të kuqe, gjersa mbante edhe një zemër të tillë në mes të fustanit.
Ajo po ashtu zgjodhi sandale të kuqe, të cilat e bënë të duket edhe më me stil.
Siç kemi theksuar, në eveniment u bënë shfaqje nga koleksionet e Alta Moda, Alta Sartoria, Alta Gioielleria dhe Alta Orologeria.
Fytyra të tjera të famshme të pranishme në ngjarjen e modës përfshinin: Kourtney Kardashian me të dashurin e saj, Travis Barker së bashku me Lady Kitty Spencer dhe January Jones.
Koleksioni quhet Collezione Genesi (Koleksioni i Zanafillës) dhe do të debutojë në tregun luksoz UNXD gjatë këtij muaji.
Koleksioni do të përqendrohet në historinë dhe traditat artistike të qytetit të famshëm lundrues.
Bebe ka ndarë edhe të tjera fotografi në rrjete sociale përkrah Jennifer Lopez dhe Kris Jenner. /TV Malisheva