Modelja nga Shqipëria, Adrola Dushi, bën të ditur se ka marrë dozën e parë të vaksinës.
Këtë e ka njoftuar përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në Instagram – aty ku numëron 391 mijë njerëz.
Ajo shfaqet nga qendra e vaksinimit me një maskë të zezë me shqiponjën dykrenare duke theksuar se babai i saj do jetë i lumtur pasi ka vendosur që të bëjë vaksinën.
“Dhe babai im që është gjithmonë i pakënaqur me mua, për 5 minutat e ardhshme do mendojë se jam vajza më e zgjuar, më e mirë dhe më e dëgjueshme që ka bota pasi vendosa të bëj vaksinën”, kanë qenë fjalët e Dushit.
Krahas rasteve të shumta në Kosovë, në Shqipëri ditën e djeshme u konfirmuan 486 raste të reja dhe vetëm tre qytetarë kanë humbur jetën.
Momentalisht janë 9.506 pacientë me COVID-19 në të gjithë vendin . /TV Malisheva