Këngëtarja shqiptare, Rezarta Shkurta, gjatë këtyre ditëve ka qenë mjaft aktive me postime në rrjete sociale.
Kjo ngase po shijon pushimet në Greqi me bashkëshortin Ermal Hoxhën, derisa nga atje ka sjell pamje e video të ndryshme.
Artistja së fundmi ka ndarë një imazh tjetër përkrah partnerit të saj, përmes të cilit nxiti spekulime për mënyrën se si kanë pozuar.
Ky postim bëri që fansat të aludojnë për një shtatzëni të dytë të këngëtares, edhe pse nuk kishte shtuar asgjë më shumë.
“Dielli me rrezen e tij”, kanë qenë fjalët e Shkurtës.
Ndërkaq disa prej komenteve të fansave ishin: “Kujdes ku i vë duart çun se kaq duan edhe fillojnë aludimet pastaj”, “Mos valla je shtatzënë”, “Urime shtatzëni të mbarë”.
Presim të shohim në vazhdim nëse do të ketë një konfirmim nga ana e 34 vjeçares.