Kandidati për Kuvendin Komunal të Malishevës, Naim Bibaj, ka thënë se kërkesat e opozitës nuk janë marrë parasysh nga pozita dhe se as vendimet e miratuara nuk janë zbatuar në terre, shkruan TV Malisheva.
Ai ka thenë se zëri i asamblistit kur është në opozitë nuk dëgjohet dhe se as nuk janë marrur parasysh fare nga ekzekutivi.
“Kërkesat e qytetarëve i kemi ngritur sepse jemi zëri i tyre dhe ata na kanë votuar të jemi zëri i tyre në Kuvendin Komunal, por nganjëherë nuk dëgjohet zëri i asamblistit, sepse ne kemi qenë në opozitë, dihet fare mirë kur je në opozitë si mundesh t’i trajtosh temat të cilat ne i trajtojmë nga kuvend të cilat nuk janë marrë fare parasysh nga ekzekutivi”, ka thënë Bibaj.
Ai ka thënë se edhe vendimet të cilat ata i kanë nxjerrë, shumica nga to nuk janë zbatuar.
“Madje edhe vendimet të cilat ne i kemi nxjerrë, pjesa dërrmuese e tyre as nuk kanë gjetur zbatim në terren”, thotë ai.
Nebih Bibaj aktualisht është asamblist ndërsa kjo është hera e dytë që ai garon për këtë pozitë. /TV Malisheva
Emisioni i plotë: