Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, nga covid-19 janë regjistruar 43 raste të reja, shkruan TV Malisheva.
Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 2286 raste, prej tyre 1437 janë shëruar, 58 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 791 raste.
Postimi i plotë nga Komuna e Malishevës:
Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, nga covid-19 janë shëruar 58 persona, ndërsa janë regjistruar 43 raste të reja. Të dhënat janë të konfirmuara nga ana e ISKHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:
Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 2286 raste, prej tyre 1437 janë shëruar, 58 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 791 raste.