Kandidati për kryetar të Komunës së Rahovecit nga Partia Demokratike e Kosovës, Bejtullah Deliu, ka thënë se punët e qeverisjes së AAK-së në Rahovec nuk janë ashtu siç shihen, por se janë punë të cilat janë më nangësi të mëdha, shkruan TV Malisheva.
Ai ka thënë se ata do ta shpërfaqin çdo mangësi dhe se me fakte do të paraqiten para qytetarëve se nuk qëndrojnë punët e qeverisjes komunale ashtu si proklamohen por që nuk është punuar në mënyrë perfekte.
“Sigurisht se qytetarët e Rahovecit e kanë përcjellë kryetarin nga Aleanca hap pas hapi dhe secilën mangësi që e ka treguar ne do e tregojmë gjatë fushatës gjatë ditëve në vijim që faktet I paraqesim para qytetarëve se nuk qëndron puna si proklamohet mirëpo është krejt diçka tjetër që ka mangësi të mëdha aty, nuk është që është punuar në mënyrë perfekte”, ka thënë Deliu.
Ai ka thënë se ka seleksionim të vendeve ku është punuar vetëm për ata qe përkrahën AAK-në.
“Ka ndasi të rajoneve që është ndoshta ka qenë preferencë për ata që janë me Aleancën apo diçka e tillë”, ka thënë ai. /TV Malisheva
Emisioni i plotë: