Një pjatë e parezistueshme që do ta përgatitni gjatë gjithë kohës!
Përbërësit:
– 100 g fasule të bardhë;
– 3 lugë vaj;
– 1 lugë miell;
– 1 qepë e vogël e grirë imët;
– 1 lugë e vogël spec të bluar;
– 1 fletë dafine;
– 1 lugë rrepkë të grirë imët;
– piper;
– kripë.
Përgatitja:
Fasulen zhyteni në ujë dhe lëreni të qëndrojë, lajeni dhe kullojeni.
Fasulen dhe fletën e dafinës zieni derisa të zbutet. Ndani anash dy lugë fasule të zier. Pjesën e mbetur bashkojeni me ujë.
Shtoni piper sipas dëshirës.
Miellin kaurdiseni në vaj deri sa të marrë ngjyrë të errët, shtoni qepën dhe specin e kuq. Përzieni me fasule.
Përzieni fasulen, hidhni kripë sipas shijes, shtoni fasulen e mbetur dhe hidheni ujë të nxehtë dhe zieni edhe 10 minuta.
Fasulen hiqeni nga pllaka e shporetit dhe supës shtoni një lugë të vogël rrepkë të grirë në rende, dhe fasulja është gati për t’u shërbyer. /TV Malisheva