Këngëtarja e njohur shqiptare, Eni Koçi, ka bërë të ditur se të martën e ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID.

Ajo publikoi në InstaStory një video-selfie të shkurtër nga qendra e vaksinimit, ku shkruante: “Gati për të marrë dozën e parë të vaksinës”.

Tutje, këngëtarja në një imazh tjetër të ndarë me fansat e saj u shpreh se i ka shumë “frikë” gjilpërat, por që i rezistoi asaj të vaksinës kundër coronavirusit.

Në mbishkrimin e fotografisë, Koçi iu bëri thirrje të gjithë ndjekësve të saj që të mos e neglizhojnë procesin e vaksinimit, ndërsa tha se lloji i vaksinës të cilën ajo e mori ishte vaksina gjermano/amerikane Pfizer.

“Unë dhe tmerri im nga gjilpërat. Unë zgjodha vaksinën Pfizer. Ju sugjeroj të ecni me hapin e shkencës dhe të bëni vaksinën. Duhen injoruar plotësisht teoritë e gabuara që kundërshtojnë marrjen e vaksinës”, ka shkruar këngëtarja e njohur në mbishkrimi ne fotografisë.

Eni përndryshe ka tash e sa kohë që është zhvendosur në Kosovë për të jetuar me partnerin e saj, këngëtarin dhe reperin Genc Prelvukaj.

Shumë kolegë të saj, kryesisht figura publike, kanë shfrytëzuar influencën e tyre në rrjetet sociale për t’i bërë thirrje sa më shumë popullatës që të marrin vaksinën anti-COVID. /TV Malisheva

Share.