Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës i përbërë nga 12 pjesëtarë që nga 9 gushti është duke marrë pjesë në ushtrimin fushor ,,Zgjidhja e Kombinuar XII’’(Combined Resolve XII), në bazën e Ushtrisë Amerikane për Evropë ( USAREUR) që gjendët në Republikën Federale të Gjermanisë.

Sipas njoftimit për media, ekipi i FSK-së në këtë ushtrim është duke mbështetur Brigadën e Parë të Blinduar Luftarake të Divizionit të Këmbësorisë, në fushën e komunikimit, të personelit, të operacioneve si dhe në fushën e vëzhgimit dhe kontrollimit të zhvillimit të stërvitjes.

Gjatë këtyre ditëve të ushtrimit, janë zhvilluar aktivitete të vazhdueshme në ngritjen dhe zhvendosjen e ritransmetuesve, sipas nevojave në mbështetje të operacioneve taktike të Batalionit të Parë Xhenier si dhe bashkëpunimit me Kompaninë e Komunikimit,,Charlie’’.

Ushtrimi “Combined Resolved XII”, është ushtrim shumëkombësh i operacioneve të unifikuara tokësore, i drejtuar nga shtabi i Departamentit të Ushtrisë së SHBA-ve. Qëllimi i këtij ushtrimi është stërvitja e forcave të caktuara rajonale të Shteteve të Bashkuara të nivelit të Brigadës, në mbështetje të objektivave të Komandës Evropiane të SHBA-ve për bashkëpunim dhe siguri, ndërtimin e gatishmërisë me aleatët dhe partnerët e NATO-s.

Share.