Klubi i Basketbollit Prishtina ka bërë një përforcim të madh në afatin kalimtar të dimrit.
Kryeqytetasit kanë transferuar qendrën nga Meksika, Maritza Espinoza.
Espinoza është e gjatë 195cm, transmeton KosovaPress.
“Klubi ynë ka nënshkruar me qendrën meksikane Maritza Espinoza. Lojtarja në fjalë ishte pjesë e Red Baron ku kishte mesatare prej 14.8 pikëve. Espinoza 195cm i gjatë,
vjen nga Superliga e Malaysisë, gjithashtu ka qenë pjesë e Ligës së Spanjës”, njofton Prishtina.