Numri i pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) vazhdon të jetë i lartë.
ShSKUK ka njoftuar se 936 pacientë janë në okisgjenoterapi dhe 69 në kujdes intensiv./TV Malisheva
Raporti i plotë i ShSKUK-së:
Në klinikat COVID-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe shtatë spitalet e përgjithshme në trajtim mjekësor janë 1234 pacientë.
Nga 1234 pacientët e shtrirë, 1116 janë të konfirmuar me Covid-19, 936 me oksigjeno-terapi dhe 69 në kujdes intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në kuadër të klinikave COVID-19, të QKUK-së, në trajtim janë 435 pacientë, 430 të konfirmuar me COVID-19, 294 me okisgjeno-terapi.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 799 pacientë, 682 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 642 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 115 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 109 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 82 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 89 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19, 21 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 13 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë
Spitali i Prizrenit, 165 pacientë
Spitali i Gjakovës, 125 pacientë
Spitali i Pejës, 210 pacientë
Spitali i Gjilanit, 138 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 33 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 52 pacientë
Spitali i Ferizajt, 76 pacientë