Kandidati për kryetar të Malishevës, nga radhët e AAK-së, Kastriot Berisha, ka prezantuar aderimin më të ri në këtë subjekt politik, shkruan “TV Malisheva”.

Berisha përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë të ditur se pjesë e AAK-së në Malishevë nga sot është edhe i riu Halil Kryeziu.

“Në ambientet e degës së AAK-së në Malishevë prita Halil Kryeziun, një djalosh i edukuar dhe që vjen nga një familje e nderuar për të cilën gëzon respekt gjithë Kosova”, shkruan Berisha në Facebook, raporton “TV Malisheva”.

Ja njoftim i tij:

Halil Kryeziu i bashkohet konceptit Për Malishevën që Duam!

Në ambientet e degës së AAK-së në Malishevë prita Halil Kryeziun, një djalosh i edukuar dhe që vjen nga një familje e nderuar për të cilën gëzon respekt gjithë Kosova.

Çdo ditë të rinjt po i bashkohen konceptit më atraktiv Për Malishevën që Duam dhe ky është tregues se energjia e të rinje rrjedh kah Malisheva dhe ne si zemra e Kosovës duhet të punojmë për zhvillim!

#MalishevaQeDuam

#HalilKryeziu

#KB

#NeëMember

#AAK /TV Malisheva

Share.