Mospërputhjet në shifrat e të infektuarve me COVID-19 në raportin 24 orësh në komunën e Malishevës janë bërë të përditshme.

Sipas Artan Paçarizit rezultatet që konfirmohen nga ta me thirrjet që bëjnë tek të infektuarit dhe ato që i bën publike Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dallojnë me të madhe.

Sipas tij, pavarësisht se kanë bërë edhe ankesë në dy institucionet relevante përgjigje nuk kanë marrë.

Madje në listën që këtyre po iu dërgohen figurojnë edhe qytetarë nga Anamorava.

Nga Ministria e Shëndetësisë gjatë të hënës thanë se përgjegjës për këtë janë nga IKSHPK-ja. Këta të fundit nuk kthyen përgjigje në pyetjet e adresuara.

Share.