Mbi 1.5 milion vaksinime janë kryer në Shqipëri deri në këto momente.

Lajmi bëhet publik nga kryeministri Edi Rama, i cili u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të bëjnë vaksinën kundër Covid19.

“Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni!
#MbroniShëndetin
#VaksinatShpëtojnëJetë
#ShqipëriaBuzëqesh “, shkruan Rama.

Ndërkohë vijon të ketë një nivel të lartë bilanci ditor nga koronavirusi në Shqipëri prej disa ditësh.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 3 persona të tjerë humbën betejën përballë virusit vdekjeprurës, ndërkohë që 895 të tjerë rezultuan të infektuar nga 5901 testime të kryera.

Aktualisht janë 11,288 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 114 pacientë. /TV Malisheva

Share.