Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, nga covid-19 janë shëruar, 67 persona, 2 persona kanë vdekur dhe janë regjistruar 45 raste të reja.
Këto të dhëna janë të konfirmuara nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si nga komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:
Nga paraqitja e rastit të parë më 14 mars të vitit 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 2485 raste, prej tyre 1679 janë shëruar, 65 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 741 raste. /TV Malisheva