Vizioni i paqartë është një nga simptomat më të zakonshme të diabetit.

Njerëzit me diabet zakonisht ankohen se nuk janë në gjendje të shohin detajet e imta të një objekti. Por, për fat të keq, ata shpesh i injorojnë këto simptoma, duke supozuar se janë komplikime të lidhura me moshën.

“Megjithatë, nganjëherë injorimi i këtyre shenjave mund të çojë në verbëri”, ka thënë Dr. Mallikarjuna Vj, profesor i Endokrinologjisë në Davanagere.

“Komplikimet e lidhura me vizionin te njerëzit me diabet janë të shpeshta sepse nivelet e pakontrolluara të sheqerit në gjak mund të dëmtojnë enët e gjakut që furnizojnë indet e ndjeshme ndaj dritës, të pranishme në retinë në pjesën e prapme të syrit”, ka thënë Vj.

“Syri diabetik” është një term që i jepet një grupi të sëmundjeve të syve që prek shpesh njerëzit me diabet. Më së shpeshti, njerëzit me diabet zhvillojnë retinopati diabetike, shkruan indianexpress.

Kjo përfshin vizion të paqartë, vështirësi në perceptimin e ngjyrave, pika që notojnë në vizion, vështirësi në shikim gjatë natës.

*Por, duke marrë masat paraprake të nevojshme, mund të parandaloni zhvillimin e një sëmundjeje diabetike të syve ose të shmangni përkeqësimin e saj, “tha Dr Mallikarjuna.

Dikush mund të menaxhojë sytë diabetikë duke mbajtur nën kontroll nivelet e tyre të sheqerit në gjak.. Përveç menaxhimit të niveleve të glukozës në gjak, njerëzit me diabet duhet të kontrollohen rregullisht nga një okulist ose specialist i syve për të pasur qasje për çdo ndërlikim të lidhur me syrin.

Mund të parandaloni zhvillimin e komplikimeve të syve diabetikë duke përfshirë ndryshimet e mëposhtme të jetesës:

*Mbani nën kontroll nivelin e glukozës në gjak.

*Shmangni pirjen e duhanit.

*Ushtrohu rregullisht.

*Bëni një kontroll të plotë të syve të paktën një herë në vit.

*Shtoni perime jeshile, me gjethe dhe ushqime të pasura me fibra në dietën tuaj.

Share.