Ylli i përfaqësues së Kosovës, Milot Rashica, është prononcuar në konferencën për shtyp para ndeshjes me Greqinë.

Rashica tha se është shumë i përgatitur për këtë takim dhe se beson në rezultat pozitiv.

“Dihet intensiteti i ndeshjeve që luhet në Premier League dhe ushtrimet janë tjera prej Bundesliga dhe ligës së Holandës. Besoj jam përgatit mirë. Ndeshjet e para vështirë, por besoj se do të kemi rezultate të mira. Këtu si gjithmonë, atmosfera e mirë brenda grupit. Fitorja e fundit e ka kthyer edhe më shumë vetëbesimin. Nesër vetëm për rezultat pozitiv”, ka thënë Rashica.

Share.