Së bashku me trajnerin Bernard Challandes në konferencën për shtyp para ndeshjes me Greqinë ishte edhe mesfushori Milot Rashica.

Ai u shpreh i bindur se Kosova nesër ka shanse të mira për të marr një rezultat pozitiv për shkak se, sipas tij, fitorja ndaj Gjeorgjisë e ka rritur shumë vetëbesimin

Rashica: Nesër i kemi shanset e mira që të dalim me rezultat pozitiv

“Besoj që tani jemi në një situatë krejt tjetër për dallim prej ndeshjeve të kaluara edhe besoj edhe shpresoj që kjo ndeshja e fundit me Gjeorgjinë ka treguar që ne dimë të zhvillojmë lojë të mirë edhe kanë luftuar djemtë të gjithë së bashku edhe shpresoj edhe besoj që normal shansat janë shumë të mira që të dalim me një rezultat pozitiv. Po besoj që do të japim maksimumin edhe në fund ta fitojmë ndeshjen.”, tha Rashica.

Ai shtoi se në përballjen me Greqinë mund të jenë detajet ato që mund ta vendosin ndeshjen duke potencuar se do të përpiqen në maksimum që t’i shfrytëzojnë rastet që do t’i krijojnë.

Rashica: Detajet e vogla mund ta vendosin ndeshjen, jemi shumë të mirë në repartin ofanziv

“Besoj që të gjithë e dinë dhe e kemi treguar që ne gjithmonë luajmë lojë shumë të mirë ofanzive edhe është parë edhe në ndeshjen e fundit dhe normal në këso ndeshje më këso kundërshtar detajet e vogla mund të vendosin por besoj edhe shpresoj që ne do të vazhdojmë të bëjmë lojën tonë pa marrë parasysh se kundër kujt do të luajmë edhe është parë edhe në ndeshjen e kaluar që ka pasur shumë rase të mira edhe shpresojmë që nesër ato pak raste ose shumë raste që i kemi t’i shfrytëzojmë në maksimum.”, tha Rashica.

Ish-mesfushori i Werder Bremenit theksoi se Premier Liga është një kampionat shumë më ndryshe se ai gjerman dhe holandez dhe kjo e ka ndihmuar që të jëtë më i përgatitur fizikisht, derisa tha se atmosfera brenda përfaqësueses së Kosovës është shumë e mirë, sidomos pas triumfit ndaj Gjeorgjisë.

Rashica: Jam shumë i përgatitur për sfidën e nesërme

“Normal dihet intensiteti i ndeshjeve që zhvillohen në Premier Ligë dhe ushtrimet janë komplet tjera prej Bundesligës edhe prej Ligës së Holandës që kam ushtruar më herët edhe besoj që jam përgatitur shumë mirë edhe këto ndeshjet e para normal shumë vështirë sepse kemi luajtur kundër top ekipeve por besoj që por besoj që me lojërat që jemi duke i luajtur besoj që do të kemi rezultate të mira. Këtu si gjithmonë atmosfera është jashtëzakonisht shumë e mirë brenda grupit edhe sidomos kjo fitorja e fundit beso që e ka kthyer edhe më shumë vetëbesimin edhe do të futmi vetëm për rezultat pozitiv nesër.”, theksoi Rashica.

Lojtari i skuadrës angleze Norwich City nuk luajtur ndaj Gjeorgjisë për t’iu shmangur karantinimit dy javor që do t’i duhet për t’u kthyer në Angli. /TV Malisheva

Share.