Njësiti policor gjatë patrullimit dje në fshatin Rakosh të Istogut, ka ndaluar një automjet, ku gjatë kontrollit është vërtetuar se i dyshuari në automjet kishte pas aksesorë të ndryshëm të telefonave në vlerë rreth 3000 euro për të cilat mallra i dyshuar nuk posedonte dokumente përcjellëse, fatura të ngarkesës dhe dërgesës, as prejardhjen e mallit.
Për rastin janë njoftuar inspektorët e ATK-së, i dyshuari pas intervistimit me automjetin dhe mallra është liruar procedurat vazhdohen nga ATK-ja. /TV Malisheva