Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’i shmangen frekuentimit të Parkut të Gërmisë, pasi para pak minutash kanë pranuar një informacion nga Policia e Kosovës se është vërejtur një Ari.
Ahmeti ka shkruar në Facebook se Ariu nuk është pjesë e “Parkut të Arinjëve”, prandaj ekziston mundësia që i njëjti të ketë ardhur përmes shtigjeve malore që lidhen me pjesën e Gollakut.
“Rojat e pyllit janë duke u munduar të lokalizojnë Ariun por deri në një njoftim tjetër apelojmë të shmangni lëvizjet në Parkun e Gërmisë”, ka shkruar ai./TV Malisheva