Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës janë regjistruar 6 raste të reja dhe 60 persona janë shëruar nga covid-19, raporton TV Malisheva.

Nga fillimi i pandemisë e deri më sot në këtë komunë me covid-19 janë regjistruar gjithsej 2491 raste, prej tyre 1739 janë shëruar, 65 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 687 persona.

Postimi i plotë nga Komuna:

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 60 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 6 raste të reja. Këto të dhëna janë të konfirmuara nga ana e ISKHPK, ISRHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent në Komunën e Malishevës, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:
Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 2491 raste, prej tyre 1739 janë shëruar, 65 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 687 persona.

Share.