Tre persona të tjerë kanë humbur jetën në Shqipëri si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 4228 testime të kryera gjatë ditës së fundit, 896 prej tyre rezultuan pozitive. Ndërkohë, 518 persona janë shëruar në 24 orët e fundit.

224 raste të reja janë regjistruar në Tiranë, 83 në Shkodër, 82 në Vlorë, 72 në Durrës, 52 në Fier, 49 në Kavajë, 42 në Lushnje, 32 në Lezhë, 27 në Elbasan, 21 në Gjirokastër, nga 20 raste në Krujë, Sarandë, 17 raste në Kurbin, 15 raste Malësi e Madhe, 12 raste në Bulqizë, 11 raste në Mat, 10 raste në Kamëz, Himarë etj.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 132 pacientë, nga të cilët 14 në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 një 49-vjeçar nga Elbasani, një 67-vjeçar nga Vlora dhe një 71-vjeçar nga Durrësi.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 150.997 raste pozitive, prej tyre 136.479 janë shëruar, 12.003 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.515 pacientë./TV Malisheva

Share.