Këngëtarja nga Shqipëria, Enca Haxhia, vazhdon të jetë njëra nga yjet më të komentuara në rrjete sociale.

Ajo përflitet vazhdimisht për postimet e fotografitë provokuese, gjersa nuk mungon as me deklarata për tema të ndryshme.

25 vjeçarja këtë herë ka befasuar me një shkrim të bërë në llogarinë e saj në Instagram, gjegjësisht në InstaStory.

“Sot do të pranoj të gjitha propozimet për martesë”, ka qenë përshkrimi sipër një videoje të shpërndarë.

Kjo deklaratë e Encës vjen pas disa njoftimeve të vazhdueshme që ka bërë duke treguar se është beqare.

 

E njëjta këtë verë ka qenë më pasive në mbrëmje e ahengje muzikore, por që solli disa projekte mjaft të suksesshme.

“Rakia” dhe “Suavele” mbeten projektet e fundit që u pritën mirë nga fansat e publiku me miliona klikime në platformat muzikore. /TV Malisheva

Share.