Një nga pyetjet që i drejtohet më së shumti këngëtares Eni Koçi është rreth ceremonisë së dasmës.

Një e tillë i është parashtruar sërish në rrjete sociale, me anë të opsionit ‘pyetje-përgjigje’ të bërë në Instagram.

E pyetur se kur do të bëjë dasmën, artistja edhe këtë herë thekson se nuk ka në plan për një ceremoni.

“Kur do e bësh dasmën?”, ka qenë pyetja e bërë në InstaStory nga një ndjekëse e 25 vjeçares.

“Nuk besoj që do të bëjë dasmë. Çdo ceremoni simbolike e kemi bërë vetëm me familjet tona”, u përgjigj Eni.

Pyetjet e shumta lidhur me këtë vijnë pasi Koçi prej vitesh është e fejuar dhe po shijon lidhjen me artistin nga Kosova, Genc Prelvukaj.

Të njëjtit u fejuan në 2019 dhe tani jetojnë mes Kosovës e Shqipërisë. /TV Malisheva

Share.