Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar edhe 31 raste të reja me covid-19.
Kjo është bërë e ditur nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.
Gjendja me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:
Deri më tani me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 2522 raste, prej tyre 1739 persona janë shëruar, 65 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 718 persona. /TV Malisheva