Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq vijon të luajë politikën e vjetër për të mbajtur marrëdhënie të mira nga të dyja anët e botës.

Vuçiq thotë se Serbia aspiron anëtarësimin në BE dhe kjo është më e rëndësishmja, por shtoi se kjo nuk do të thotë se do t’i prishë marrëdhëniet me Rusinë e Kinën.

Sipas tij, jo gjithçka varet nga Serbia në këtë drejtim.

Serbia ka pasur historikisht marrëdhënie të mira me Rusinë, teksa është në negociata me BE-në për anëtarësim. /TV Malisheva

Share.