Christina Aguilera u frymëzua nga albumi i saj i vitit 2002, “Stripped “ për fotosesioin e fundit.
Këngëtarja ndau në rrjetet sociale disa poza topless, për të promovuar performancën e saj në LadyLand festival.
Koncerti do të mbahet në 11 shtator, në New York.
Me motivet e viteve 2000, 40-vjeçarja pozon para kamerës, teksa mban veshur një palë xhinse dhe mbulon gjoksin me flokët platin.
Partneri i Aguileras, fituesi i çmimit Grammny, Matthew Rutler nuk mundi të rrinte pa komentuar: “Ummmmmmdo të jem atje. Sidomos pasi pashë këtë”.