Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka prezantuar aderimin më të ri në këtë parti, përcjell “TV Malisheva”.
Krasniqi ka treguar se bëhet fjalë për Edonë Gashin, e cila është studente e Edukatës Fizike dhe vjen nga fshati Vërmicë.
“Edona do t’i bashkohet aktivistëve dhe vullnetarëve të shumtë që këtyre ditëve po japin shembullin se si duhet angazhuar për ndryshimet shoqërore dhe politike në fshatrat dhe lagjet tona”, shkruan Krasniqi, përcjell “TV Malisheva”.
Ja shkrimi i tij:
Edonë Gashi është studente e Edukatës Fizike dhe vjen nga fshati Vërmicë.
Ajo së bashku me prindërit e saj na vizituan në zyrën tonë ku edhe u antarësua.
Edona do t’i bashkohet aktivistëve dhe vullnetarëve të shumtë që këtyre ditëve po japin shembullin se si duhet angazhuar për ndryshimet shoqërore dhe politike në fshatrat dhe lagjet tona.
#EJANËLËVIZJE
#BASHKËPËRKOMUNËN /TV Malisheva