Këngëtarja e njohur shqiptare, Aida Doçi, feston sot (e martë) ditëlindjen e 26-të.
E lindur në Prishtinë në vitin 1995, artistja kremton përvjetorin e lindjes dhe me këtë rast ka pranuar një sërë urimesh nga miqtë e fansat.
Një dedikim special në këtë ditë ia ka bërë edhe bashkëshorti i saj, njëherësh menaxheri Naser Qeli.
Ky i fundit ka ndarë një postim në rrjete sociale, me anë të të cilit i thur poezi partneres.
“Në dashuri zjarri bëhet ujë e uji bëhet zjarr. Jep ato që s’do i jepje kurrë dhe merr ato që kurrë s’do i kishe marr. Në ditëlindjet tua dhuratat i marr unë. Të plakesh afër meje për mua kurrë s’është shumë! Të dua dhe gëzuar pa fund”, kanë qenë fjalët e Qelit.
Çifti kurorëzuan dashurinë me martesë në janar të këtij viti, përkundër se nuk organizuan ndonjë ceremoni për shkak të pandemisë.
Romanca e dyshes u përfol tejet shumë në rrjete sociale për faktin se Naseri ka qenë i martuar dhe se ka një diferencë në moshë me këngëtaren shqiptare. /TV Malisheva