Këngëtarja nga Gjilani, Shkenda Dubova, ka njoftuar miqtë e fansat se ka ndërruar jetë babai i saj.

Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi të ndarë me ndjekësit në InstaStory.

Në njoftimin e bërë nga vëllai i saj, shkruhej: “Të nderuar farefis, shokë e dashamirë, ju njoftojmë se sot ndërroi jetë babai jonë, Shaip Dubova. Për detajet rreth varrimit ju njoftojmë”.

Babai i Shkendës, Shaip Dubova, kishte punuar si kameraman në Radio Televizionin e Prishtinës, si dhe si fotograf i pavarur.

I ndjeri njihej për profesionalizmin e po ashtu edhe për përkushtimin e madh në punë.

Ngushëllimet gjithashtu kanë qenë të shumta nga miqtë e dashamirët e tyre.

Shkenda theksojmë që prej muajsh ka bërë një tërheqje nga muzika. /TV Malisheva

Share.