Angelina Jolie është hapur për çështjet e kaluara në martesën e saj me aktorin e njohur, Brad Pitt.

Ylli amerikan ka trajtuar divorcin dhe betejën e vazhdueshme të kujdestarisë me Pitt në një intervistë për The Guardian mbi punën e saj humanitare dhe librin e ri me Amnesty International, “Know Your Your Rights and Claim Them”.

Ajo gjithashtu flet për përvojën e mëparshme me Harvey Weinsten, duke thënë se ishte ngacmuar seksualisht në filmin e tij të vitit 1998, “Playing By Heart”.

“Ishte diçka që më duhej të shpëtoja. Unë qëndrova larg dhe i paralajmërova njerëzit për të. Mbaj mend që i thashë Jonnyt, burrit tim të parë, i cili ishte i mrekullueshëm për këtë, t’i përhapë fjalën njerëzve të tjerë – mos i lini vajzat të shkojnë vetëm me të. Unë kurrë nuk u shoqërova ose nuk punova më me të. Ishte e vështirë për mua kur Brad e bëri këtë”.

Jolie thotë se Pitt iu afrua Weinstein për të punuar si producent në filmin e 2012 “Killing Them Softly”, pavarësisht se kishte dijeni për sulmin seksual. “Ne luftuam për këtë. Sigurisht që dhemb”, tha ajo.

Brad ka folur më parë kundër Harvey publikisht. Në një intervistë për CNN 2019, ai foli për përballjen me ish-producentin në emër të të dashurës së tij të atëhershme Gwyneth Paltrow, meqë dyshohet se ai po e ngacmonte atë në një takim pune për filmin “Emma” të vitit 1996.

Jolie gjithashtu aludon për motivet që qëndrojnë pas divorcit të saj në intervistën e The Guardian, në të cilën nuk ishte në gjendje të diskutonte specifikat në lidhje me betejën e saj të vazhdueshme të kujdestarisë .

Ylli i “Maleficent”shtoi: “Nuk është se dua të flas për ndonjë gjë vërtet, sepse unë thjesht dua që familja ime të shërohet. Dhe unë dua që të gjithë të ecin përpara – të gjithë ne, përfshirë babanë e tyre. Unë dua që ne të shërohemi dhe të jemi në paqe. Ne gjithmonë do të jemi një familje”. /TV Malisheva

Share.