Kombëtarja e Spanjës tashmë ndodhet në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” aty ku nesër do të luajnë kundër përfaqësueses së Kosovës.
Fillimisht trajneri Luis Enrique do të zhvillojë një konferencë për media me fillim nga ora 18:15.
Pas konferencës, ish- kampionët e botës do të zbresin në fushën e stadiumit për të zhvilluar stërvitjen e tyre të fundit para ballafaqimit me “Dardanët”.
Autobusi i tyre është përcjell nga forca të shumta policore deri në hyrje të stadiumit.