Kryetari i degës së LDK-së në Malishevë, dhe njëherësh kandidat për kryetar të kësaj komune, Bajrush Hoti, së bashku me sekretarin Labinot Gashi, kanë zhvilluar një takim me kryeshefin e KRU-së në Gjakovë, Ismet Ahmeti dhe drejtorin teknik,  Visar Hasi.

Hoti përmes një shkrimi të publikuar në profilin e tij në Facebook ka thënë se në këtë takim është diskutuar për mundësinë dhe projektin e shtrirjes së ujësjellësit për Komunën e Malishevës nga Liqeni i Radoniqit, përcjell “TV Malisheva”.

Ndërsa, kryeshefi i KRU-së i ka informuar Hotin dhe Gashin në detaje për projektin ideor dhe detal të përpunuar nga inxhinierët e K.R.U-së i cili tanimë është gati dhe lehtë i realizueshëm.

Hoti në fund paralajmëron se të mirat me të si kryetar i Malishevës janë duke ardhur.

Ja shkrimi i Hotit:

Takim me Kryeshefin e K.R.U-së në Gjakovë z. Ismet Ahmeti dhe Drejtorin Teknik z. Visar Hasi.

Ne bashkë me Sekretarin e Degës z. Labinot Gashi u interesuam për mundësinë dhe projektin e shtrirjes së ujësjellësit për KK Malishevë nga Liqeni i Radoniqit, Kryeshefi i K.R.U-së na informojë në detaje për projektin ideor dhe detal të përpunuar nga inxhinierët e K.R.U-së i cili projekt tanimë është gati dhe lehtë i realizueshëm.

Bashkëpunimi jonë mes meje si kryetar i ardhshëm i KK Malishevë dhe Kompanisë Regjionale të Ujërave në Gjakovë do të sigurojë ujin e pijshëm për të gjitha fshatrat e Komunës së Malishevës.

Të mirat për Malishevë po vijnë /TV Malisheva

Share.