Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës ka reaguar pas paralajmërimit të ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia se nuk do të ketë lirim të masave pas 13 shtatorit.

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës Hysen Sogojeva ka kërkuar që nga 13 shtatori të lirohen masat për hotelieri dhe gastronomi, në të kundërtën do të marrin vendime, të cilat do të jenë në favor të bizneseve.

“Duhet të theksojmë se përderisa bizneset e hotelerisë dhe gastronomisë si dhe gjitha sektorët e tjerë nuk kanë përfituar as edhe një pako ndihmëse nga qeveria, kërkesat tona janë që të lirohen masat dhe këta sektorë të jenë të hapura deri në orën 23:00”, thuhet në reagim.

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit kërkon nga ministri Vitia që t’i ftojë për t’u konsultuar dhe për të gjetur një bashkëpunim rreth kësaj situate në mënyrë “që të kemi masa dhe t’i respektojmë por në anën tjetër përderisa nuk ka subvencionime të bizneseve ato duhet të punojnë dhe mos të pengohen”. /TV Malisheva

Share.