Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, nga covid-19 janë shëruar 160 persona, 4 persona kanë vdekur dhe janë regjistruar 31 raste të reja.
Këto të dhëna janë bërë të dituar nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani me covid-19 janë regjistruar 2586 raste, prej tyre 1959 janë shëruar, 72 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 555 persona. /TV Malisheva