Spanja ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Kosovës e zhvilluar të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Fornails dhe Torres gjetën rrugën e golit edhe pse Kosova pati një numër të konsiderueshëm të rasteve për të shënuar gol.

Menjëherë pas ndeshje Federata e Spanjës ka reaguar duke e cilësuar si një “fitore të palodhshme” atë ndaj Kosovës.

“Çfarë fitoreje e madhe dhe e palodhshme për kombëtaren spanjolle në një fazë shumë të ndërlikuar!! Punë e shkëlqyer nga Luis Enrique dhe lojtarë”, thuhet në reagimin e spanjollëve. /TV Malisheva

Share.