Kombëtarja e Holandës arriti ta marrë pozitën e parë nga Turqia në Grupin G, ku në xhiron e fundit holandezët shkatërruan këtë të fundit me rezultat 6:1.

Pas humbjes së thellë, Kombëtarja e Turqisë tani renditet e treta në tabelë, ku pas gjashtë xhirove ka arkëtuar gjithsej 11 pikë.

Fitore ka regjistruar edhe Norvegjia kundër Gjibraltarit 5:1, ndërsa Mali i Zi dhe Letonia nuk prodhuan fitues, ku rezultati i ndeshjes ishte 0:0.

Pozitën e parë e zë Holanda me 13 pikë, aq sa ka edhe Kombëtarja e Norvegjisë në vend të dytë. Me dy pikë më pak, respektivisht me 11 pikë, Turqia renditet në vend të tretë.

Vendi i katërt i takon Malit të Zi, që pas gjashtë ndeshjeve gjendet në kuotën e tetë pikëve, ndërsa me tre pikë më pak, në vendin e pestë pozicionohet Letonia.

Në vendin e fundit në tabelë gjendet Gjibraltari, ku pas gjashtë xhirove nuk ka arkëtuar asnjë pikë.

Tabela:

Grupi G

1.Holanda – 6 ndeshje – 13 pikë

2.Norvegjia – 6 ndeshje – 13 pikë

3.Turqia – 6 ndeshje – 11 pikë

4.Mali i Zi – 6 ndeshje – 8 pikë

5.Letonia – 6 ndeshje – 5 pikë

6.Gjibraltari – 6 ndeshje – 0 pikë

Share.