Presioni i lartë i gjakut ose hipertensioni ndodh kur presioni i gjakut rritet në nivele jo të shëndetshme.
Matja e presionit të gjakut tregon se sa gjak po kalon nëpër enët e gjakut dhe sasinë e rezistencës që takon gjaku derisa zemra pompon.
Hipertensioni është mjaft i zakonshëm, në fakt meqenëse udhëzimet kanë ndryshuar kohët e fundit, pritet që gati gjysma e të rriturve amerikanë tani të diagnostikohen me këtë gjendje, shkruan Healthline.
Zakonisht nuk vërehet asnjë simptomë, por edhe pa simptoma, presioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë dëme në enët dhe organet tuaja të gjakut, veçanërisht në tru, zemër, sy dhe veshka.
Trajtimi për hipertensionin përfshin medikamente me recetë dhe ndryshime në stilin e jetës, nëse gjendja nuk trajtohet atëherë mund të çojë deri tek sulmi në zemër, ose goditja në tru. /TV Malisheva