Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e NISMA-s, Ekrem Kastrati, ka njoftuar se nga sot këtij subjekti politik i është bashkuar edhe Kushtrim Thaçi nga Mirusha.
Kastrati tregon se Thaçi deri dje ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan TV Malisheva.
“Familjes tonë politike, Nismës Socialdemokrate në Malishevë sot iu bashkua stomatologu, z. Kushtrim Thaçi nga Mirusha, që deri dje ishte pjesë e LDK-së, të cilit i uruam mirë se ardhje. Nisma Socialdemokrate është mundësi e mirë për të gjithë profesionistët shëndetësorë, që së bashku të angazhohemi fuqishëm për t’i jetësuar politikat tona shëndetësore, që në fokus kanë shëndetin e qytetarëve të Malishevës”, ka thënë Kastrati, përcjell TV Malisheva.
Ja shkrimi i tij:
Familjes tonë politike, Nismës Socialdemokrate në Malishevë sot iu bashkua stomatologu, z. Kushtrim Thaçi nga Mirusha, që deri dje ishte pjesë e LDK-së, të cilit i uruam mirë se ardhje.
Nisma Socialdemokrate është mundësi e mirë për të gjithë profesionistët shëndetësorë, që së bashku të angazhohemi fuqishëm për t’i jetësuar politikat tona shëndetësore, që në fokus kanë shëndetin e qytetarëve të Malishevës.
Ardhjet e shumta këto ditë janë dëshmia më e mirë se Nisma Socialdemokrate është në rrugë të drejtë dhe personalitete të fushave të ndryshme po zgjedhin Nismën në Malishevë për ta dhënë kontributin e tyre, për ç’gjë edhe ndihemi shumë krenarë. /TV Malisheva