Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka bërë një tjetër paraqitje tërheqëse në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku ndiqet nga më shumë se 71 milionë persona.
Ylli i muzikës kujdeset që përherë të jetë e veshur me shumë stil dhe në mënyrë unike, e këtë gjë e ka arritur edhe këtë herë, kur pozoi në disa imazhe të reja.
E shoqëruar nga motra e saj, Rina dhe mikeshat më të afërta, këngëtarja e hitit “Demeanor” ka shijuar një natë argëtuese të enjten në mbrëmje.
E veshur e tëra në të zeza, pa lënë anash theksimin e formave të tonifikuara, kombinuar me një kapelë unike, çantë ngjyrë blu dhe një palë këpucë të rrafshëta, Dua mahniti fansat edhe këtë herë.
“Gjithçka eskaloi shumë shpejt”, ishte mbishkrimi që Dua bëri përkrah fotografive, qe Brenda pak orësh u pëlqyen nga më shumë se dy milionë persona dhe mori mijëra komente.
26-vjeçarja që aktualisht po shijon romancën me Anwar Hadid së fundi ka nisë xhirimet e filmit të saj të parë në karrierë, të cilat edhe ia kanë pamundësuar pjesëmarrjen në “Met Gala” që do të mbahet më 13 shtator (e hënë).