Beatrix Ramosaj ka nisë ditën me poza joshëse para pasqyrës, në një postim që ka bërë sot (e premte), në InstaStory.

Këngëtarja e shndërruar në bionde së fundi, u shfaq me plot stil, teksa shihet e veshur me një bluzë të shkurtër të bardhë, xhinse po ashtu të shkurtra dhe çizme të gjata me ngjyrë të bardhë, ajo përfundoi dukjen me një çantë të zezë, dhe disa aksesor të vendosur rreth qafës.

Beatrix u kujdes që e gjithë vëmendja të ishte tek linjat e saj trupore për të cilat komentohet vazhdimisht, ajo dukej joshëse dhe në formë të mirë si çdo herë tjetër.

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

Ritheksojmë që këngëtarja pak kohë më parë bëri një ndryshim në ‘look’-un e saj, duke bërë flokët bionde të cilat i kanë dhënë një freski dhe pamje edhe më atraktive.

Ndonëse jo shumë aktive me koncerte, Beatrix kohë më parë u rikthye në muzikë, projekti i fundit i këngëtares është “By my side”, që u vizuelizua edhe me klip dhe numëron mbi 41 mijë klikime në YouTube.

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

Këngëtarja së fundi ka shijuar pushimet në jug të Shqipërisë, nga ku edhe ka sjellë poza të ndryshme në bikini./TV Malisheva

Share.