Pak ditë më parë, Kylie Jenner, njoftoi fansat se është në pritje të një fëmije të dytë me partnerin, Travis Scott.

Përmes një video emocionale, 24-vjeçarja tregoi momentet e para që e kuptoi se ishte shtatzënë, e deri te dhënia e lajmit nënës së saj, Kris Jenner e cila po ashtu u paraqit në video.

Ndërsa, menjëherë pas kësaj, Kylie nuk ka hezituar që të shfaqet në publik me barkun e rrumbullakosur, e këtë e ka bërë edhe natën e së enjtes, kur u paraqit në “New York Fashion Week”.

Miliarderja parakaloi në tapetin e kuq për të mbështetur prezantimin e “Revolve” në Javën e Modës që po mbahet në qytetin e New Yorkut.

Foto: Kylie Jenner/Instagram

“E entuziazmuar që po e mbështesë mikun tim “Revolve” në prezantimin e tyre të mrekullueshëm në New York Fashion Week”, ka shkruar Kylie në mbishkrimin e postimit që ka bërë për 266 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Me një stil unik, pantallona të zi, bluzë të shkurtër që zbulonte barkun e saj të fryrë, pallton të gjatë ngjyrë portokall dhe këpucë me po të njëjtën ngjyrë.

Foto: Kylie Jenner/Instagram

Kylie ndau disa momente edhe gjatë hyrjes në event, ku u prit nga një numër i madh i paparacëve.

Kujtojmë që Kylie tashmë është nënë e një vajze trevjeçare, Stormi nga lidhja e saj me reperi, Travis Scott. /TV Malisheva

Share.